Kërkohet dorëheqja e Zaevit!

Edhe sot ka reaguar opozita maqedonase duke kërkuar dorëheqjen e kryeministri Zoran Zaev, pasi këtë akt e bënë ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani dhe dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

“Populli nuk dëshiron teatër nga Zaev, dëshiron dorëheqje që të ketë hetim objektiv. Dorëheqja e ofruar nga Filipçe u detyrua për shkak të presionit nga njerëzit. Udhëzimet partiake për mbrojtjen e Filipçes në rrjetet sociale tregojnë se Zaev nuk e merr seriozisht detyrën e aksidentit në Tetovë. Hetimi mund të jetë objektiv vetëm nëse Filipçe, Artan Grubi dhe Zaev japin dorëheqjen në mënyrë që të mos ketë ndikim politik në vetë hetimin në të cilin humbën 15 jetë. Zaev të mos fshihet, port ë dale dhe të japë përgjigje. Heshtja sjell mosbesim dhe tregon se mbulohen dhe fshihen dëshmitë”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton TV21.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey