Këshilla të thjeshta për diabetikët që të mbrohen nga COVID-19

Koronavirusi manifestohet me simptoma të ndryshme në secilin person, për njerëzit me sëmundje shoqëruese, efekti i infeksionit është më i vështirë.

Konsulenti i lartë në fushën e endokrinologjisë, Radhika V Kumar, ka deklaruar se diabeti e ul imunitetin, duke e bërë kështu më të vështirë për trupin të luftojë virusin.

Sipas tij, infeksioni i cili është i përbërë nga COVID-19 dhe diabeti mund të ndikojë në mirëqenien e përgjithshme të trupit duke shkaktuar dëme të rënda shëndetësore si dhe duke zgjatur kështu kohën e shërimit.

Gjithashtu, diabeti mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe studimet kanë treguar se viruset si COVID-19 mund të ndikojnë në rritjen e sheqerit në gjak.
Rritja e rasteve të Covid dhe bllokimi pasues i kanë detyruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, kjo ka zvogëluar në mënyrë drastike aktivitetet fizike. Mbyllja e palestrave dhe parqeve gjithashtu ka shtuar shqetësimet që i bëjnë njerëzit më pak aktivë. Kjo ka pasur një ndikim të madh në shëndet, dhe në nivelin e sheqerit në gjak.

Kur trupi ndesh ndonjë lloj infeksioni, ai rrit nivelin e sheqerit në gjak. Prandaj, është e detyrueshme që testohet rregullisht niveli i sheqerit në gjak dhe të merren masa paraprake për të kontrolluar nivelet e larta të sheqerit në gjak. Nëse pacienti është diabetik dhe ka rezultuar pozitiv me COVID, është e rëndësishme të monitorohen nivelet e sheqerit të tij dhe nëse kërkohet duhet të trajtohet me insulinë.

Njerëzit me diabet mund të mbrojnë veten nga prekja e virusit duke marrë masa paraprake si:
* Higjiena e duarve
* Shmangia e prekjes së sipërfaqeve kur jeni jashtë
* Dezinfektimi i sipërfaqeve që janë më të prirura për ndotje si tavolina dhe dorezat e dyerve
* Mos prekja e syve, hundës ose gojës me duar të palara, shkruan IndianExpress, transmeton Klankosova.tv.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey