Këshillat e stomatologut për dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm

Sharing is caring!

Një dentist që kujdeset për pamjen estetike të dhëmbëve ka zbuluar gjërat që bëjnë gratë me buzëqeshje verbuese për t’i mbajtur dhëmbët e tyre në mënyrë të përsosur të bardhë.

Dr. Gamer Verdian është themeluesi dhe drejtori i një prej klinikave më të mëdha dentare të Sidneit, Dental Lounge dhe një ekspert kur bëhet fjalë për zbardhjen e dhëmbëve. Kohët e fundit ai ka ndarë këshillat e tij kryesore për të mbajtur dhëmbët të bardhë si perla, si dhe ka shpjeguar disa gjëra të thjeshta që mund të përmirësojnë shëndetin e dhëmbëve.

Mos pini lëng limoni si gjënë e parë në mëngjes

Nëse jeni duke ndjekur tendencat shëndetësore, do t’ju thonë që fillimi i ditës me një gotë ujë të ngrohtë dhe limoni është domosdoshmëri. Sidoqoftë, frutat agrume mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj pasi niveli i lartë i aciditetit mund të shkatërrojë smaltin. “Ekspozimi i dentinës (indi i dendur kockor që formon pjesën më të madhe të një dhëmbi nën smalt) është një lajm i keq pasi mund të çojë në ndjeshmëri të dhëmbit dhe njollosje të tij” tha Dr. Verdian. ‘Pas konsumimit të ushqimeve acidike, shpëlajeni gojën me ujë dhe shmangni larjen e dhëmbëve tuaj për 30 minuta në mënyrë që smalti të ketë kohë të rivlerifikohet.’

Frymëzohuni nga njerëzit e famshëm

Kur bëhet fjalë për dhëmbët, mos kini frikë t’i drejtoheni njerëzve të famshëm për frymëzim. Sipas doktor Verdian, buzëqeshjet e Blake Lively dhe Candice Swanepoel janë dy nga gratë e famshme që njerëzit përpiqen shumë t’i ndjekin për dhëmbët e tyre. “Teknologjia e re e skanimit digjital bën që ne të kopjojmë buzëqeshjen e tyre të shkëlqyeshme me saktësi ekstreme,” tha ai.

Mos u mbështetni tek pasta e dhëmbëve me qymyr ose sode buke

Pasta e dhëmbëve me qymyr është bërë modë vitet e fundit për të zbardhur dhëmbët, por sipas ekspertit, problemi është se shumë pasta dhëmbësh qymyrguri nuk përmbajnë fluoride. Dr. Verdian tha se fluori është thelbësor për dhëmbët e shëndetshëm dhe ndihmon për të riparuar çdo dëmtim të dhëmbit para se të bëhet serioz. “Soda e bukës është e popullarizuar, por është gjithashtu gërryese,” tha Dr. Verdian duke shtuar “se nëse e përdorni atë çdo ditë, ju jeni duke veshur aktivisht smaltin tuaj.”

Pini ujë i cili përmban fluorid

Dr. Verdian tha se fluori është thelbësor për dhëmbët në çdo moshë dhe pirja e ujit të çezmës është një mënyrë lehtësisht e disponueshme, e përballueshme për t’i mbajtur dhëmbët të shëndetshëm. “Profesionistët e shëndetit raportojnë se njerëzit kanë dhëmbë më të prishur në vendet ku uji nuk ka fluor”, tha ai.

Zbardhini dhëmbët tek një profesionist.

Këto ditë ka një mori opsionesh kur bëhet fjalë për zbardhjen e dhëmbëve përfshirë dhe opsionet në shtëpi. “Shumica e opsioneve në shtëpi thjesht nuk janë aq të forta sa të prodhojnë rezultatet wow që njerëzit duan,” tha Dr. Verdian. “Një trajtim zbardhimi tek një profesionist është më i shpejtë, më i sigurt dhe shumë më efektiv.”

Kafe e thatë dhe verë e kuqe

Dr. Verdian shpjegoi problemin me kafenë dhe verën e kuqe dhe nëse ato kishin një efekt ‘të dyfishtë të dobët’ në dhëmbë. “Tanina( që gjendet në kafe dhe tek disa pije alkoolike) njollos dhëmbët dhe aciditeti dëmton smaltin. Nëse pini një filxhan kafe ose një gotë verë, konsumojeni së bashku me një ushqim me pH të ulët si arra integrale ose djathë, pasi mund të veprojnë si një pengesë për acidin”. Për të minimizuar çdo problem që mund të lindë, eksperti këshilloi që gjithmonë të shpëlani gojën me ujë më pas.

Përtypni gjithmonë çamçakëz pa sheqer

Stomatologët, përfshirë Dr. Verdian, besojnë se përtypja e çamçakëzit pa sheqer krijon pështymë, e cila vetë lufton prishjen. “Përtypja e çamçakëzit pa sheqer për 20 minuta pasi të keni ngrënë mund të nxisë gojën tuaj të prodhojë më shumë pështymë,” tha ai. “Kjo mund të ndihmojë në neutralizimin e sulmeve të acideve që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve”.

Kuptoni se si t’i lani siç duhet dhëmbët

Kur bëhet fjalë për larjen e dhëmbëve, shumë njerëz veprojnë shpejt. Dr. Verdian tha që nuk është e rëndësishme vetëm t’i lani dhëmbët siç duhet, por gjithashtu të siguroheni që nuk po i lani shumë pasi një veprimi i tillë mund të dëmtojë smaltin

Sharing is caring!

Loading...
shares