Këshilli Evropian, i përmbajtur për negociatat

Pas takimit me kryeministrin Zaev, presidenti i Këshillit Evropian, Çarlls Mishel u tregua i përmbajtur lidhur me marrjen e datës për çeljen e negociatave mes vendit dhe BE-së. Mishell kurseu inkurajimet për zgjidhje të kontestit dypalësh mes Shkupit e Sofjes dhe iu shmang retorikës optimiste për fillim të shpejtë të negociatave për anëtarësim të vendit në BE.

E mirëprita Zoran Zaevin dhe e njoftova se BE-ja qëndron vendosmërisht pas Maqedonisë së Veriut në luftën kundër COVID 19. Mbetemi po aq të angazhuar për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe u dakorduam mbi rëndësinë e investimeve të financuara nga BE për të filluar rimëkëmbjen- deklaroi Sharls Mishel, President i Këshillit Evropian.

Nga ana tjetër, Zaev e përshkroi takimin si të shkëlqyeshëm, gjatë së cilës siç tha Zaev, Mishel ka treguar vullnet për hapërim të vendit drejt BE-së në samitet e qershorit. Në intervistë për agjencinë e lajmeve, MIA, Zaev theksoi se Evropa e ndjen problemin dhe obligimin që të mbajë premtimin. Shpresën e bazon në idetë kreative që po përpilon Portugalia e cila kryeson me Unionin.

Ideja është ta shohim presidencën portugeze, që po përpunon propozime, të cilat deri në fund të javës do të jenë në rajon. Puna është kapur në kohë, është ende muaji maj. Besoj se kemi mjaftë kohë deri në Këshillin për punë të përgjithshme kur do të merret vendimi”- pohoi Zoran Zaev.

Derisa Qeveria e Zaevit e ka betonuar pozicionin se është gati për negociata me Sofjen por jo për identitetin maqedonas, Qeveria teknike bullgare është shprehur e gatshme për negociata por jo për të ndryshuar kushtet ndaj Shkupit. Ndryshe, përmes intervistës për “Politico”, Zaev e paralajmëroi Brukselin se me zvarritjen e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor e rrit euro-skepticizmin tek qytetarët dhe i lë hapësirë për ndikim fuqive të tjera, si Rusia e Kina. Mesazhin e njëjtë e përçoi një ditë më parë edhe Presidenti, Stevo Pendarovski.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey