Këshilli i ambasadorëve shpreh ngushëllime për viktimat në Tetovë, kërkojnë që institucionet të japin sqarime përkatëse

“Këshilli i ambasadorëve me dhimbje e pikëllim të thellë e pranoi lajmin për zjarrin i cili e kaploi mbrëmë qendrën Kovid-19 në Tetovë me çrrastë pati persona të vdekur dhe të lënduar rëndë. Këshilli i ambasadorëve familjeve të viktimave ua shpreh ngushëllimet e thella dhe dhimbjen dhe pikëllimin e ndanë me ata përderisa të lënduarve u uron shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Këshilli i ambasadorëve, nga ku presin që institucionet përkatëse të shtetit të dalin para opinionit me informata dhe sqarime përkatëse për motivet dhe shkaqet e ndodhjes së kësaj tragjedie të paparë deri më tash në Tetovë dhe më gjërë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey