Këshilli i Komunës së Tetovës nuk votoi që NPK Tetova të menaxhojë mirëmbajtjen dimërore të rrugëve

Me 15 vota të përmbajtura dhe 14 për, nuk kaloi pika e 13 e seancës së tretë të Këshillit Komunal të Tetovës, e cila ishte propozim-vendim për dhënien e të drejtës për menaxhim të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve dhe udhëve në territorin e komunës së Tetovës gjatë periudhës 2021-2022 të NPK “Tetova” –Tetovë, kjo pikë u la të diskutohet në seancën e radhës të këshillit pasi shumica e këshilltarëve nga ndërmarrja kërkuan që të sjellin një plan më të detajuar për këtë proces, shkruan Portalb.mk

Memet Jonuzi nga sektori për Tokë ndërtimi në seancë u shpreh se se rrugë tjera nuk kanë përveç se t’i shfrytëzojnë ndërmarrjet e komunës që edhe me ligj janë kompetent për mirëmbajtjen e të njëjtës dhe t’ia kalojnë kompetencat NPK-së me vendim të këshillit, pasi kryetari Bilall Kasami e ndërpreu procedurën për prokurim publik të shërbimeve për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve.

Besar Durmishi, kryetari i Këshillit Komunal tha se “në bazë të nenit 34 paragrafi 3 të Ligjit për rrugët publike nga Gazeta Zyrtare e RMV-së, numër 84/08 të nenit 24 paragrafi 2, Ligjit për Qeverisje Lokale, komunat kanë të drejtë që mirëmbajtjet e rrugëve t’ia kalojnë ndërmarrjeve publike të themeluara nga komuna.”

Drejtori i NPK “Tetova” Nuredin Fetai tha se janë të përgatitur si ndërmarrje, dy metrave borë të ju bëjnë ballë dhe rrugët e qytetit do të jenë të pastruara.

“Ne ja kthejmë mirëmbajtjen dimërore ndërmarrjes, unë kam qenë drejtor në vitin 2009 në ndërmarrje dhe ndërmarrja i ka mbikëqyrur këto punë domethënë kanë qenë kompetenca të ndërmarrjes. Arsyet pse ja kanë marrë ndërmarrjes janë ato të cilat me kohën ne do i shpalosim. Për këtë desha të ju siguroj se ndërmarrja e ka pasur një kontratë me komunën prej me 1 dhjetor është kontrata e nënshkruar deri sot që do të kalojë në këshill dhe pastaj deri në tenderim do të bëjmë një kontratë tjetër deri në momentin e tenderimit, kështu në këtë aspekt të jemi të pastër.” tha Nuredin Fetai.

Debati mes këshilltarëve dhe udhëheqësve të NPK-së zgjati më shumë se një orë, ku këshilltarët parashtruan pyetjet për paqartësitë e tyre për këtë propozim-vendim. Disa prej këshilltarëve vlerësuan se kompania e përzgjedhur nga NPK për mirëmbajtjen e rrugëve momentalisht nuk plotëson kushtet për të realizuar të njëjtat, andaj kërkuan plan dhe informacione më konkrete dhe më të detajuara për këtë çështje e cila realizohet në mënyrë më efikase.

Pat nga ata këshilltarë të cilët u shprehën të gatshëm të përkrahin këtë, por në rast se kjo nuk do funksionojë si duhet, ata janë prapë ato që mund të ja marrin kompetencat. Sidoqoftë shumica e këshilltarëve nuk votoi që kjo pikë e rendit të ditës të kalojë, 15 këshilltarë votuan të përmbajtur ndërsa 14 pro, ata konsideruan se kjo pikë nuk kishte elemente të mjaftueshme për tu përkrahur në këtë seancë.

Kjo pikë u la që të diskutohet në seancën tjetër të Këshillit Komunal deri sa të ketë një elaborim më të detajuar dhe një sqarim nga i gjithë stafi ku të ketë një prezantim më specifik, që mos të ketë hapësira për keqpërdorime. Kështu që u vendos disa nga pikat e shtjelluara nga këshilltarët të shqyrtohen më detajisht në përputhje me procedurat, ligjet dhe standardet si dhe sektori juridik I NPK-së të tregojë planin që do e bën, makinerinë që do të ketë, si do menaxhojë të gjithë këtë. Ditët që do të vijnë në vazhdim.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey