Këta artikuj kurrë mos i qitni në blender

Blenderi është aleat i shkëlqyeshëm në përgatitjen e ushqimit dhe racioneve të shëndetshme

Megjithatë, këta artikuj mos i përdorni për përgatitje të smoothieve dhe për përgatitje në blender, transmeton KosovaToday.

Disa artikujve do t’ua ndryshoni strukturën dhe dobinë për shëndetin tuaj, ndërsa disave mund edhe ta prishin aparatin.

Perimet e gjelbra me temperaturë dhome

Përzierja dhe përgatitja në blender ka mjaft dobi për shëndetin tuaj, mirëpo perimet e gjelbra dhe me fleta, të pasura me fibra, mos i përgatitni në këtë mënyrë.

Fuqia e motorit do t’i shkatërrojë komponentët ushqyes të spinaqit, ndërsa disave këta artikuj nuk u pëlqejnë dhe paraqet vështirësi në tretje.

Më së miri është që spinaqin dhe panxharin t’i fusni në frigorifer me ngrirje të thellë për pesë minuta dhe pastaj mund t’i përgatitni në blender. Do të ruajnë edhe ngjyrën edhe vlerën nutritive.

Brokoli

Edhe një artikull shumë i shëndetshëm i pasur me fibra gjithashtu mund të shkatërrohet në blender.

Frutat arrore

Frutat arrore, kokrrat e kafes, pemët e ngrira shumë – nuk është ide e mirë që t’i përgatitni në blender. Do të përftoni pastë, masë të qullët e cila nuk është e mirë për t’u ngrënë.

Ide e mirë është që t’i bluani këta artikuj dhe pastaj t’i konsumoni. Ose më vonë t’i përgatitni në blender apo t’i qitni në lëngje. /KosovaToday/

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk September 9, 2019 10:27 am ne Shendet. ne link https://lajme.mk/?p=148993
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit