Këta janë 18 personat që u arrestuan sot – policia konfiskoi municione dhe një sasi të madhe armësh  

Sharing is caring!

Albert Fazliu, Përparim Fazliu, Mentor Fazliu, Arben Fazliu, Milaim Shabani, Isa Rexhepi, Ragip Mehmet, Nuhi Mazreku, Petrit Morina, Bajrush Ademi, Skender Nuredini, Arben Hoxha, Kadri Pantina, Edona Bytyqi, Krshnik Demaku, Besim Javori, Sami Kelmendi, Ferat Ukaj, janë 18 personat të cilët u arrestuan sot nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndaj këtyre personave Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka caktuar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se kanë kryer veprën penale, “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

“Është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Hetimet ndaj këtyre personave kishin filluar nga fundi i vitit 2018, me masa të fshehta teknike.

“Pas një hetimi intenziv disa mujor, i filluar nga fundi i vitit 2018, me masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimeve kundër Krimit të Organizuar – DHKO në Prishtinë, kanë kryer disa bastisje në disa lokacione në regjione të ndryshme në tërë Kosovën”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Gjatë këtij aksioni policia kishte sekuestruar një sasi të madhe të armëve dhe municioneve të llojeve të ndryshme.

“Janë sekuestruar deri më tani tridhjetë e shtatë (37) revole, tetë (8) armë gjuetie, tri (3) armë AK-47 , dy (2) armë gjysmë automatike, shtatë (7) armë të gjata, një (1) pushkë ajrore, tetëmbëdhjetë (18) karikator, pjesë të ndryshme të armëve (tyta të revoleve), një sasi e madhe e fishekëve, rreth nëntë mijë (9,000) copë të kalibrave të ndryshëm, po ashtu, janë sekuestruar të holla rreth 10.000 € si dhe dy (2) vetura”, thekson raporti i Prokurorisë. /Insajderi.com

The post Këta janë 18 personat që u arrestuan sot – policia konfiskoi municione dhe një sasi të madhe armësh appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares