Këta janë gjashtë yjet e Barcelonës që po kërkohen me ngulm nga klubet arabe

Verën e kaluar, Barcelona bëri biznes me klubin arab Al Ahli për shitjen e Franck Kessie në 2024, por mund të ketë më shumë nga lojtarët e tyre që kanë mundësi të përfundojnë në Lindjen e Mesme. Sipas Mundo Deportivo, gjashtë lojtarë të ekipit të parë të Barcelonës po kërkohen nga klubet arabe. I fundit […]

qershor 9, 2024 - 22:00
 0  15
Këta janë gjashtë yjet e Barcelonës që po kërkohen me ngulm nga klubet arabe

Verën e kaluar, Barcelona bëri biznes me klubin arab Al Ahli për shitjen e Franck Kessie në 2024, por mund të ketë më shumë nga lojtarët e tyre që kanë mundësi të përfundojnë në Lindjen e Mesme.

Sipas Mundo Deportivo, gjashtë lojtarë të ekipit të parë të Barcelonës po kërkohen nga klubet arabe. I fundit që është lidhur me një kalim atje është Jules Kounde, i cili po kërkohet nga Al Ittihadi.

Për më shumë, ka një interesim edhe për Robert Lewandowskin, Marc-Andre Ter Stegen dhe Raphinha, ani pse që të tre lojtarët nuk kanë shprehur interesim të ndërrojnë ambient.

Në mesin e këtyre tre lojtarëve lojtari me gjasat më të mëdha për largim është Raphinha, por braziliani do ta pranonte këtë vetëm për ndonjë klub në Ligën Premier.

Clement Lenglet është një tjetër emër që po konsiderohet dhe Barcelona janë të etur për ta shitur atë. Sidoqoftë, mbrojtësi francez nuk ka interesim që të transferohet në Arabinë Saudite, pasi qëllimi i tij është të vazhdojë në Evropë, me gjasë në një tjetër marrëveshje huazimi.

Dhe lojtari i fundit është teknikisht një lojtar i Barcelonës deri në fund të këtij muaji dhe ai është Joao Felix.

Bisedime pritet të mbahen me Atletico Madridin për ta zgjatur huazimin e portugezit edhe për një sezon tjetër, por në rast se kjo nuk ndodh, ka një mundësi që ai të transferohet në Superligën e Arabisë atje ku tashmë po luajnë bashkëkombasit e tij, Cristiano Ronaldo, Otavio dhe Ruben Neves.