Këta pamje nuk janë nga shpërthimi në Gërdec, por nga komuna e Dibrës. Çfarë po ndodh? (VIDEO)

Nuk janë pamjet e ripublikuara të shpërthimit në Gërdec. Këta pamje janë nga deponia e mbeturinave në komunën Dibrës e cila po digjet vazhdimisht dhe shkakton ndotje të rëndë dhe nga qyterarët përshkruhet si “bombë ekologjike”, shkruan InfoShqip.

Vlen të theksohet fakti se në vitet e fundit sa vjen stina e verës djegia e deponisë bëhet shumë e shpeshtë dhe qytetarët dibranë janë të detyruar të thithin ajër kancerogjren, në një kohë kur BDI e ka fokusin kryesor të saj ekologjinë dhe gjelbërimin duke u kthyer në një parti të gjelbër.

Komuna e Dibrës udhëhiqet nga BDI prej vitit 2005. Kryetari aktual Hekuran Duka edhe pse premtoi që ka plan për sistemimin e deponisë i hartuar nga ekspertë të fushës për 2 vite me rradhë, as nuk e ka publikuar planin dhe as nuk ka treguar se kur do fillojë të zbatohet ki plan./InfoShqip.com

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey