Këtë javë takimi për shtetësinë, Zaev këtkon që ASH-AAA t’i tërheqin amendamentet

Kryeministri Zoran Zaev, i pyetur nga TV21 ka bërë të ditur, se këtë javë pritet të realizohet takimi mes tij, ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe koalicionit opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës.

Në takim, siç bëri të ditur Zaevi, pritet të arrihet zgjidhja përfundimtare për Ligjin për shtetësi.

Andaj kryeministri dërgoi apel deri te opozita, që t’i tërheqin amendamentet, pasi siç tha, shumica ka treguar gatishmëri për të pranuar sugjerimet e opozitës.

“Po, këtë javë do të mbajmë takim. Nesër kam takim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë dhe udhëheqësit e institucioneve, që të rrumbullakojmë ajo çfarë ishte detyrim në takimin e parë – pranimin e sugjerimeve nga dy partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe që të kemi mundësi, që të mërkurën ose të enjten të caktojmë takimin dhe normalisht pres që të gjejmë zgjidhje përfundimtare për shtetësinë për qytetarët tanë që nuk e kanë. Por po e përdor rastin, që të apeloj të zhbllokojnë Kuvendin. Janë të vetëdijshëm për gjithpërshirjen, për pajtueshmërinë tonë ndaj sugjerimeve që ata i nxorën në tryezë. Prandaj, apeloj që të tërheqin amendamentet”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey