Këto janë 13 komunat e Kosovës që po e mposhtin plotësisht koronavirusin

13 komunat e Kosovës që po e mposhtin plotësisht koronavirusin.

Në 13 komuna të Kosovës virusi Covid-19 është duke u shuar, shkruan Gazeta Express.

Në bazë të statistikave që janë publikuar sot nga Ministria e Shëndetësisë, në komunën e Leposaviqit, Zveqanit, Junikut, Mamushës, Parteshit, Zubin Potokut, Graçanicës, Novobërdës, Hani i Elezit, Shtërpcës, Mitrovicës së Veriut, Kllokotit dhe Ranillugut, aktualisht janë nën 10 raste aktive me këtë virus.

Në ndërkohë, në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 12 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Një informatë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim 03 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës.

Nga 2.676 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564.

Në total numri i rasteve aktive është 1.652.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey