Këto janë 3 llojet e vajrave që duhet të përdorni për flokët para se të shkoni në plazh

Me këto këshilla mund t’ia dilni

Nëse flokët janë në ditën e tyre më të mirë, kjo na bën të gjithave të rritim vetëvlerësimin dhe të jemi më qetë shpirtërisht. Kjo do të thotë që krijimi i një rutine për kujdesin e flokëve është jetik, pasi të gjithë kemi filluar ta lëmë komoditetin e shtëpisë dhe të shijojmë motin e mirë dhe detin.

Shampot e kushtueshme dhe maskat e flokëve mund të jenë të mira, ama asgjë nuk jua sjell flokun në një gjendje më të mirë sesa vajrat natyralë – ilaçi që keni kërkuar deri tani.

Po cilat janë 3 llojet e vajrave esencialë që ju duhen para verës?

Vaj livandoje

Qetësues dhe aromatik, shtimi i disa pikave vaj livandoje në shampoo mund të nxitë rritjen, por edhe të ushqejë flokun. Vaji i livandos ndihmon për të pasur skalpin e pastër dhe të shëndetshëm. “Vaji esencial i livandos ndihmon flokët të rriten më shpejt. Shtoni disa pika në shampo ose në balsam”,- sugjeron Ghanima Abdullah, eksperte dhe hair stylist. Sidoqoftë, ajo shton se ky lajm nuk duhet t’ju ekzaltojë për të parë rezultatet brenda ditës: “Duhet të paktën një muaj për të filluar të shohësh rezultate.”

Vaj mente

Aroma e freskët e mentes është e menjëhershme, por ky lloj vaji është gjithashtu mjaft i mirë, nëse doni që flokët të rriten shpejt, por edhe të forcohen e të duken të shëndetshëm.

“Vaji esencial i mentes është një ushqyes mjaft i mirë për flokët në fazën e rritjes. Pra, nëse disa nga gjëndrat tuaja të flokëve pushojnë natyrshëm, pa prodhuar qime, ju mund t’i vini përsëri në veprim me vaj esencial menteje”,- shpjegon Abdullah. “Kjo do t’ju ndihmojë të keni flokë më të trashë, sepse do të keni më shumë folikula që prodhojnë flokë njëherësh. Ky vaj esencial ftoh lëkurën me shpejtësi, kështu që është më mirë për përdorim gjatë verës.”

Shtoni disa pika në shampo për ta bërë verën më të freskët.

Vaj rozmarine

Rozmarina në shampo është gjithashtu çudibërëse në rutinën e kujdesit për flokët. Shtoni disa pika në shampo ose balsam dhe shikoni se sa shumë do të ndikojë rozmarina në rritjen dhe zbutjen e flokëve para periudhës së plazhit. Veçanërisht nëse vuani nga zbokthi ose një kruajtje e kokës, vaji i rozmarinës ka efekt qetësues, sepse eliminon acarimin e skalpit për shkak të vetive të tij antiinflamatore. Nëse vuani në verë edhe nga djegia e kokës, vaji i rozmarinës mund të jetë shërimi që ju kishte munguar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey