Këto janë fjalët e Thaçit pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat

Marrëveshja për hekurudhat me Kosovën, Vuçiq: Nuk ishte e lehtë

Në Mynih të Gjermanisë është nënshkruar sot marrëveshja për hekurudhat mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i presidentit Trump, Richard Grenell, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ky është një hap i jashtëzakonshëm i progresit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falënderoj ambasadorin Grenell për punën e tij të shkëlqyer në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Është një hap tjetër i progresit pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore, Prishtinë – Beograd”, tha ia,

Po ashtu, Thaçi tha se marrëveshja e sotme është mesazh i mirë që rajoni duhet të ketë më shumë paqe dhe zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës.

Ai tha se Kosova beson në lidershipin e presidentit amerikan si dhe të dërguarit të posaçëm, Richard Grenell.

“Marrëveshja e sotme është mesazh i mirë që rajoni duhet të ketë më tepër paqe, zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës. Kosova beson në lidershipin e Trumpit, dhe të dërguarin e posaçëm që gjatë kësaj periudhe të arrihet edhe marrëveshja finale me Serbinë, dhe kjo është rruga që duhet të ndjekin shtetet tona”, tha ai.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey