Këto janë tri formacionet e mundshme të Liverpoolit me Thiagon

Tri formacionet e mundshme të Liverpoolit me Thiagon.

Kalimi i Thiago Alcantara te Liverpooli është çështje orësh pasi klubet dhe lojtari tashmë kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

Transferimi pritet t’i kushtojë Resf rreth 30 milionë euro dhe pritet të nënshkruajë kontratë deri në qershorin e 2024.

Normalisht mediat menjëherë kanë filluar të bëjnë kalkulime e tyre për formacionet e mundshme.

The Sun, formën më të mundshme të lojës së Jurgen Klopp e sheh në qendër të fushës së bashku me Jordan Hendersonin, kurse para tyre Naby Keita.

Formacioni i dytë është me Fabinhon në lojë, i cili kështu e vendos Keitan në bankën rezervë, dhe Hendersoni është menjëherë prapa sulmueseve.

Reds kanë një fond të madh të lojtarëve në mesfushë, në një situatë të caktuar është edhe Takumi Minamino që mund të jap një dorë ekipit, por pse jo edhe Xherdan Shaqiri.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey