KF Liria i kërkon Lazios para nga transferimi i Vedat Muriqit

KF Liria i shkruan letër Lazios, i kërkon paratë nga transferimi i Vedat Muriqit.

Vedat Muriqi kompletoi dje edhe zyrtarisht transferimin prej 18 milionë euro plus dy mln bonuse te Lazio nga skuadra e Fenerbahces.

Megjithë gëzimit të madh për këtë transferim, në Kosovë ka ‘plasur’ diçka tjetër.

Kjo për shkakun se klubi i Teutës së Durrësit dhe Besës së Kavajës përfituan shuma të majme nga ky transferim, pasi Muriqi kaloi një pjesë të karrierës te skuadra shqiptare, por jo edhe KF Liria e Prizrenit, aty ku 26-vjeçari ka marrë hapat e parë si futbollist profesional.

Përmes një njoftimi në Facebook, KF Liria ka konfirmuar se ata tani ia janë drejtuar klubit të Lazios për të kërkuar dëmshpërblimin e tyre. Për më tepër, ata kanë angazhuar avokatë profesionist për t’u marrë me këtë çështje.

Letra e plotë e klubit prizrenas:

Liria zyrtarisht i shkruan Lacios

I dashur Presidenti i Klubit Lazio,

I dashur Sekretar i Përgjithshëm,

Së pari pranoni përshëndetjet tona sportive nga klubi i futbollit Lira nga qyteti i Prizrenit, Kosovë.

Arsyeja pse po ju shkruajmë juve ka të bëjë me transferimin e fundit të klubit tuaj për lojtarin Vedat Murici nga klubi i futbollit Fenerbahçe.

Ne dëshirojmë t’ju informojmë paraprakisht se futbollisti Vedat Murici, është një lojtar që është rritur dhe zhvilluar si futbollist nga akademia e shkollës sonë të futbollit.

Vedati Murici, ka luajtur në klubin tonë për herë të parë si një futbollist profesional (bashkangjitur ju keni kontratën e tij me klubin tonë të verifikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës) për të vazhduar karrierën e tij të bujshme në Shqipëri dhe më pas në Turqi.

Pas konsultimeve me Federatën tonë të Futbollit dhe njohës të mirë të rregullave të FIFA-s po ju shkruajmë zyrtarisht, që gjatë procedurave të transferimit për lojtarin midis SS Lazio dhe Fenerhbahce SK, duhet të merrni parasysh gjithashtu kompensimet për klubin tonë gjithmonë sipas rregullave të parashikuara nga FIFA.

Si provë që lojtari në fjalë është rritur dhe doli si futbollist nga klubi ynë, ju mund t’i gjeni bashkangjitur këto prova:

1. Kontrata profesionale e lojtarit me klubin tonë
2. Pasaporta e lojtarit, lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës
3. Letër konfirmimi nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Shpresojmë që ju të merrni në konsideratë kërkesën tonë zyrtare, dhe duke përdorur personat kompetent për transferime nga klubi juaj, përveç detyrimeve të transferimit për KF Fenerhbahce, të përmbushni edhe detyrimet e parashikuara nga rregullat e FIFA-s për Klubin tonë.

Ndjehuni te lire te kontaktoni me Federaten e Kosoves.

Duke ju uruar një kampionat të suksesshëm, ju dëshirojmë shëndet dhe fat.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey