Kida udhëton për në Kaliforni, shpërndan fotografi tërheqëse për fansat

Artistja e njohur, Ohidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida, është tejet e dashur për audiencën e gjerë.

Ajo në rrjete sociale është shumë aktive, duke ndarë kështu postime nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja bionde është parë se ka udhëtuar në Beverly Hills të Kalifornisë.

https://www.instagram.com/p/CPyT0LQrOag/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e94bdfb7-a065-431c-85ca-4546c0aee692
Kida zgjodhi të vishet paksa më provokuese, duke theksuar kështu fizikun e formësuar.

Flokët e drejta i kishte lënë të lira mbi supe, kurse për shkak të syzeve nuk vërehej nëse këngëtarja kishte përdorur makijazh.

“Dashuria për Kaliforninë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë “Lila” është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin gjerman Samra.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey