Kjo deputete zëvendëson Vjosa Osmanin në Kuvend

Vjosa Osmani zëvendësohet me këtë deputete në Kuvend.

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka njoftuar për zëvendësimin e Vjosa Osmanit me deputeten e VV-së, Yllëza Hoti.

Kjo pas kalimit të Osmanit në Presidencë.

Hoti ka nënshkruar edhe deklaratën e betimit të deputetit.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e

komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123

të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe

6. Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey