Kjo është arsyeja pse shqiptarët largohen nga vendi

Shqiptarët po vazhdojnë ta braktisin vendin e tyre.

Më shumë sesa mungesa e punës, janë të ardhurat e pamjaftueshme që shtyjnë shumicën e shqiptarëve drejt emigrimit.

Kjo gjetje dëshmohet në një pyetësor të zhvilluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, ku rezulton se rreth 79 për qind e tyre largohen në Perëndim për paga më të larta.

Shqipëria ka aktualisht nivelin më të ulët të pagës mesatare në Rajon e Europë me rreth 468 euro, gati 2-fish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

E njëjta situatë paraqitet edhe te paga minimale ku Shqipëria ja kalon vetëm Kosovës me një diferencë prej pak eurosh.

Tre dekada pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria konsiderohet ende si një ndër vendet me flukset më të larta të emigrimit në raport me popullsinë rezidente, ndërsa largimet vetëm në një drejtim kanë nisur t’i kushtojnë shtrenjtë vendit.

Loading...