Kjo është pasuria milionëshe e Xhelal Sveçlës: Prona të trashëguara dhe 500 euro në bankë

Pasuria milionëshe e Xhelal Sveçlës: Prona të trashëguara dhe 500 euro në bankë.

Zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, që tash është ushtrues detyre i Ministrin të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i është publikuar deklarimi i pasurisë, të dorëzuar në janar të vitit 2020.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë vetëm për disa zyrtarë të lartë publikë për vitin 2020. Në mesin e tyre është edhe ministri i Brendshëm.

Ky i fundit në AKK ka deklaruar shtëpi në vlerë prej 600 mijë euro, një lokal në vlerë prej 650 mijë euro, një lokal tjetër në vlerë 600 mijë euro dhe një truall në vlerë prej 100 mijë euro. Të gjitha këto deklarime, prejardhjen e kanë nga trashëgimia e prindit, ashtu siç ka deklaruar Sveçla, shkruan lajmi net.

Sveçla në AKK ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 4 mijë eurosh.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, në AKK ka deklaruar gjithësej 500 euro të mbajtura në bankë.

Ai e ka edhe një kredi të papaguar në vlerë prej 9 mijë e 800 eurosh të cilën thotë ta ketë marrë për renovimin e shtëpisë.

Deklarimi i pasurisë i është bërë në titullin e deputetit, që e mbante para se të emërohej fillimisht zëvendësministër për Punë të Brendshme, e më pas ushtrues detyre i ministrit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey