Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më parë kjo gjë në “Eurovision”

Thyhet rekordi! Nuk ka ndodhur kurrë më parë kjo gjë në “Eurovision”.

Publiku po e pret me padurim edhe pse na ndajnë rreth një muaj nga starti i “Eurovision Song Contest”.Sipas organizatës, bëhet me dije se biletat në Torino janë shitur menjëherë.

Pra, të gjitha biletat për dy gjysmëfinalet dhe finalen janë shitur brenda një ore e gjysmë, kjo ndodh për herë të parë.

Ndërsa, kanë mbetur edhe pak bileta për shfaqjet e provave. Gjithsej 7,000 bileta janë në dispozicion për secilën nga nëntë shfaqjet në sallën e ngjarjeve PalaOlimpico Çmimet variojnë nga 20 deri në 350 euro.

Kujtojmë që Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja, Ronela Hajati me këngën “Sekret”, e cila do të performojë e para më datën 10 maj.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey