Kjo konkurrente po kthehet për Mevlanin në”Përputhen”

Ngjarje të papritura po ndodhin në Përputhen.

Publiku herë pas here ka kërkuar rikthimin e ish-konkurrentëve të “Për’puthen”.

E duket se tani kjo gjë po ndodh, pasi së fundmi është konfirmuar rihyrja e Mevlan Shabës në emisionin e dashurisë.

Tashmë ai është zyrtarisht konkurrent i këtij sezoni dhe po tenton sërish që të gjejë dashurinë në “Për’puthen”, duke qenë se nuk arriti dot ta gjente sezonin e kaluar.

Por pas lajmit për hyrjen e Mevlanit duket se interesimet janë më të mëdha. Ish-konkurrentja e këtij sezoni, Ritvana, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj.

Ajo është pyetur nga ndjekësit nëse do të rikthehet pasi Mevlani do të bëhet pjesë e programit.

“Po sigurisht, vetëm për Mevlanin”, është përgjigjur ajo, por nuk dihet nëse kjo është në përgjigje serioze apo e ka thënë me shaka. Madje Ritvana ka etiketuar edhe Mevlanin në postimin e saj në “Instastory”.

Kujtojmë që Ritvana u largua pak kohë më parë nga “Për’puthen” dhe Bora Zemani bëri të ditur atëherë se ajo kishte kërkuar largimin nga programi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey