“Kjo nuk u bën përshtypje njerëzve, duhet të shënoj edhe 400 të tjerë”, Mbappe flet pas rekordit të madh

Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit të Francës, Kylian Mbappe, shënoi dy gola të rinj të enjten mbrëma me fanellën e Gjelave, duke e udhëhequr ekipin drejt fitores ndaj Ukrainës në raundin e parafundit të kualifikimeve për Kupën e Botës. Franca fitoi 4-0 dhe siguroi një vend direkt në Kupën e Botës, dhe me këto […]

Nëntor 14, 2025 - 15:30
 0
“Kjo nuk u bën përshtypje njerëzve, duhet të shënoj edhe 400 të tjerë”, Mbappe flet pas rekordit të madh

Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit të Francës, Kylian Mbappe, shënoi dy gola të rinj të enjten mbrëma me fanellën e Gjelave, duke e udhëhequr ekipin drejt fitores ndaj Ukrainës në raundin e parafundit të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Franca fitoi 4-0 dhe siguroi një vend direkt në Kupën e Botës, dhe me këto dy gola, Mbappe arriti në totalin e 400 golave në karrierën e tij, edhe pse është vetëm 26 vjeç.

Për të qenë të saktë, Mbappe mbushi 26 vjeç e 328 ditë dje, duke tejkaluar Lionel Messin për t’u bërë lojtari i dytë më i ri që shënon 400 gola. Vetëm Pele është përpara tij.

“400 gola nuk i bëjnë përshtypje njerëzve. Nëse dua të jem në atë rreth që bën përshtypje, duhet të shënoj edhe 400 gola të tjerë”.

“Cristiano ka pothuajse 1,000 gola? Është e pabesueshme, por do të përpiqem të arrij të pabesueshmen. Duhet të përpiqem, kam vetëm një karrierë”, tha Mbappe pas ndeshjes.

400 golat e tij u shpërndanë gjatë një karriere te Monaco (27 gola), PSG (256 gola), Real Madrid (62 gola) dhe për ekipin kombëtar francez (55 gola).