Klement Çupi punonte taksist në Londër/ Kompania britanike bën postimin prekës: Me zemër…

Sharing is caring!

Klement Çupi, një nga viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit, që humbi jetën nën rrënojat e pallatit në Thumanë, së bashku me mamanë dhe babanë, ishte taksist ne Oxford dhe punonte për kompaninë 001 Taxis-Oxford.

Pas lajmit tragjik për vdekjen e tij kompania ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, teksa nder te tjera fton edhe për donacione në ndihmë të pjesëtarëve të mbetur të familjes së tij.

“Me trishtim të madh ju njoftojmë se kemi humbur një nga shoferet tanë të mrekullueshëm Klement Cupi në tërmetin tragjik në Shqipëri. Klemi ishte gjithnjë i buzëqeshur, me humor dhe kishte një zemër flori. Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që kishin fat ta njihnin. Ishtë një humbje e madhe për të gjithë në stafin 001, shoferët dhe klientët tanë.

Klemi shkoi në shtëpi në fundjavë për të kaluar kohën me familjen e tij para sezonit festiv, kur tragjedia i godit ndërsa ata po flinin. Mjerisht, të dy prindërit e Klem humbën jetën gjithashtu.

Tani po mbledhim fonde për të mbështetur pjesën e mbetur të familjes së tij”, thuhet në postimin e kompanisë në Facebook./ panorama

Sharing is caring!

Loading...
shares