Klop komenton ardhjen e Halland tek City

Golashënuesi norvegjez Erling Halland do të përforcojë Manchester Cityn në afatin kalimtar të verës. Transferimi tashmë është konfirmuar, ai do të vijë për dëmshpërblim prej 75 milionë eurosh pas dy vitesh e gjysmë në Borussia Dortmund.

Ardhja e Hallandit në radhët e rivalit më të madh të Liverpool-it, është komentuar edhe nga menaxheri Jurgen Klopp.

“Një lojtar i mirë, por City nuk ka qenë kurrë dhe as nuk do të jetë një ekip që fiton për shkak të një lojtari. Tashmë e di që Halland do të shënojë më së shumti gola dhe shpejt do ta kuptojë se ka ardhur në një ligë që është në një nivel krejtësisht tjetër. Ai është një ‘bishë’ e vërtetë. ËShtë një përforcim shumë i mirë për Cityn”, theksoi Klopp.

Halland shënoi 85 gola dhe pati 23 asistime në 88 ndeshje për “milionerët”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey