Klopp: Ndeshja me Cityn ishte si një luftë boksi

Trajneri i Liverpoolit ballafaqimin e skuadrës së tij me liderin aktual të Premier Ligës Manchester Cityn e ka quajtur “Luftë boksi”.

Ndeshja e Liberpoolit me Manchester Cityn përfundoi me barazim 2-2.

Këto dy skuadra janë duke luftuar kokë më kokë për titullin e kampionit dhe kanë vetëm një pikë diferencë në majën e tabelës.

Duke folur për Sky Sports pas ndeshjes, Klopp tha: “Çfarë loje e egër. Fillim më i mirë për Cityn, por mund ta përshkruani pak si një luftë boksi. Të dy me duart poshtë dhe për një sekondë ju merrni goditje të mëdha. Mund të tundesh pak dhe më pas të vjen goditja tjetër nga skuadra tjetër”./21Media

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey