Klopp: Nuk do ta shesim zemrën dhe shpirtin e ekipit

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka mohuar mundësinë e shitjes së Roberto Firmino.

Sulmuesi brazilian kërkohet nga gjiganti italian, Juventus. Megjithatë, tekniku gjerman ka hedhur poshtë mundësinë që 30 vjeçari të largohet nga ‘The Reds’.

“Bobby është një lojtar kyç për ne. Ai është zemra dhe shpirti i ekipit tonë. Unë jam plotësisht i kënaqur me Firminon. Nuk kam asnjë dyshim për cilësitë e tij. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Klopp.

Firmino i është bashkuar Liverpoolit në vitin 2015 nga Hoffenheim për çmimin 41 milionë euro. Ai ka shënuar 98 gola në 327 paraqitje me Liverpoolin.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey