Klopp: S’më pëlqeu hiç çfarë i bëri Ramosi Salahut

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se nuk i kishte pëlqyer aspak ndërhyrja e ashpër e Sergio Ramosit ndaj Mohamed Salahut në humbjen e skuadrës ë tij kundër Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve më 2018.

Tani, në prag të takimit të parë që prej atëherë me Real Madridin, në çerekfinale të garës së sivjetshme, Klopp thotë se më 2018 nuk do ta kishte ftuar në ditëlindjen e 60-të kapitenin e gjigantit spanjoll, por tani do ta mendonte një gjë të tillë.

Çerekfinalja e sotme mes Real Madridit dhe Liverpoolit në Madrid shihet si rimeç i finales së vitit 2018.

Salah ishte detyruar ta braktiste fushën me lot në sy herët në pjesën e parë, pasi Ramosi ia dëmtoi krahun pas një ndërhyrjeje të ashpër.

I pyetur për këtë të hënën, Klopp tha: “Kjo është hera e parë që përballemi me Real Madridin që prej atëherë, prandaj natyrisht se e mbaj në mend atë ndeshje”.

“Pata thënë pas ndeshjes se, nëse dikush më pyet mua në konferencë për media një javë pas finales se a do ta ftoja Sergio Ramosin në ditëlindjen time, do të thosha ‘jo’. Ndërkohë do ta mendoja përsëri’”, shtoi ai.

“Natyrisht se nuk më pëlqeu çfarë ndodhi atë natë. Ishte një natë e çuditshme për ne”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey