Klopp tallet me Man Unitedin

Klopp tallet me Man Unitedin

Klopp tallet me Man Unitedin
Klopp tallet me Man Unitedin

Jurgen Klopp e ka tallur Manchester Unitedin duke sugjeruar se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk do të jetë në gjendje të ketë çfarëdo ndikimi në derbin e së mërkurës me Manchester Cityn, duke e marrë si dëshmi humbjen turpëruese 4:0 të së dielës kundër Evertonit.
Liverpooli i Kloppit është lider i Premierligës, me dy pikë para City, i cili megjithatë e ka një ndeshje në dispozicion për ta zhvilluar – derbin e Mançesterit, transmeton Gazeta Express.
Udhëtimi drejt Old Trafford vlerësohet nga shumë si pengesa e fundit e madhe për Cityn në përpjekje për ta mbrojtur titullin në Premierligë, pas fitores 1:0 kundër Tottenhamit në shtëpi të shtunën.
Ndërkohë, Unitedi i futet derbit në formë shumë të dobët, pasi humbja turpëruese e së dielës ishte e gjashta në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Klopp u pyet rreth rëndësisë së derbit të Mançesterit, prandaj e shfrytëzoi rastin të bëjë shaka me “Djajtë e kuq”.
“(Derbi) nuk është diçka në të cilën mund të kemi ndikim, dhe duket se as Unitedi nuk është në gjendje ta bëjë. Cili ishte rezultati i (Unitedit) sot? 3:0, 4:0, për Evertonin?”, tha Klopp për Sky Sports.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk April 23, 2019 11:38 am ne Sport. ne link https://lajme.mk/?p=143359
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit