“Klub Z” Bullgaria: Urgjentisht Bullgaria duhet të bëjë gjithçka që Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së

Në komentin për gazetën e njohur bullgare të shtypur dhe elektronike “Klub Z”, opinionistja Kapka Todorova shkruan se edhe nacionalistët më ekstrem në Bullgari mund të mohojnë se marrëdhëniet e mira me Maqedoninë e Veriut janë në interes të Bullgarisë, ndërsa ata sipas saj, mund të jenë marrëdhënie të mira vetëm në bashkësinë politike dhe ekonomike siç është Bashkimi Evropian. Për Bullgarinë, hyrja e shpejtë e Maqedonisë së Veriut në BE është e rëndësisë së madhe dhe do të sjell përfitime.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Bullgaria, sipas autores së shkrimit, fatkeqësisht në vitit e fundit çështja maqedonase është dorëzuar pseudo-nacionalistëve në Bullgari, që e shkatërrojnë marrëdhëniet e mira me Shkupin dhe shkatërruan një pjesë të madhe të arritur nga marrëdhënie në mes Shkupit dhe Sofjes. Ndërsa hidhëruese, siç thotë, që arsyeja për këtë dështim është larg idesë melankolike për histori, gjuhë të përbashkët, është e pamend pretendimet për mbi fuqi bullgare dhe të ngjashme.

Kapka Todorova është decide se nuk ka nevoj për të numëruar përfitimet për Maqedoninë e Veriut nga aspekti i pastër ekonomik dhe që sa më shpejtë të bëhet anëtare e bashkësisë evropiane. Por është jashtëzakonisht emergjente, thotë “Bullgaria të bëj gjithçka për të përshpejtuar negociatat për anëtarësimin Maqedonisë në BE, në të kundërtën edhe ajo edhe Serbia, do të fundosen në përqafime e Rusisë dhe do të bëhet barrier në mes nesh dhe Perëndimit”.

Sipas saj, dëshmi e drejtpërdrejt për këtë është konferenca për shtyp e ministrit rus për Punët e Jashtme Sergej Lavrov para disa ditësh, në të cilën ai ja përkushtoi vëmendje të veçantë shteteve ballkanike dhe insistoi se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të dobësohet.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey