Klubi anglez pas norvegjezit Erling Haaland

Manchester City është në kërkim të një sulmuesi të ri. Mediat angleze kanë raportuar se drejtuesit e klubit synojnë të sjellin zëvendësuesin e Sergio Agueros në “Etihad” pas përfundimit të këtij sezoni.
Sipas mediave në Ishull, trajneri Pep Guardiola e dëshiron sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haalandi.
Klubi gjerman pritet ta shesë gjatë verës sulmuesin e talentuar norvegjez dhe City është i gatshëm të bëjë ofertë për kartonin e tij.
City është i gatshëm të dërgojë një ofertë të majme për Haalandin.
Haaland ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024. Këtë edicion në 31 ndeshje ai ka shënuar 33 gola dhe ka bërë tetë asistime.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey