Klubi “Bashkimi 2002” nga Kumanova medalje të arta dhe të argjendta në Shqipëri

Me datë 24.04.2022 Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002 nga Kumanova ishte pjesmarrës në turneun “Kamza Open” në Shqipëri dhe arriti këto rezultate;

Besart Memeti fiton medaljet e artë në kategorin e kadetëve deri në -52 kg, Nezir Neziri fiton medaljen e artë në kategorin e kadetëve deri në +70 kg, Besart Memeti fiton medaljen e argjent në kategorin e juniorve -55 kg(ishte në avantazh 4-0, por pasi goditi kundërshtarin rënd referët e denuan me c1 hansoku dhe fitorja i ngeli kundërshtarit pasi që ishte i paaftë të vazhdoj më tutje), Ylli Bilalli fiton medaljen e artë në kategorin e juniorve deri në -61 kg, Mursel Misini fiton medaljen e artë në të dya kategorit e seniorëve, atë -75 kg dhe -84 kg.

Klubi “Bashkimi 2002” në veçanti e falënderon Adem Nezirin i cili me autoveturën ju mundësoi që të jenë prezent në ket kompeticion! (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey