Koeficienti i rinovimit të kontratës së Mbappesë zbret nga 4 në 2.25, arsyeja?

Nënshkrimi i Kylian Mbappesë me Realin e Madridit në përfundim të sezonin është marrë si fakt i kryer, megjithatë, orët e fundit janë shfaqur faktorë të tjerë që mund të ndryshojnë fatin e francezit. Dhe kjo ka bërë që edhe koeficientët e Betfair të ndryshojnë.

Sipas RMC, një media prestigjioze franceze, Kylian Mbappé ka ndryshuar vendimin e tij dhe nuk do t’i bashkohet Realit të Madridit. E vërteta është se ka qenë i vetmi mjet komunikimi që ka guxuar ta pohojë kaq prerazi këtë, por vetë lojtari ka lënë gjithçka të hapur.

“Jo, nuk kam marrë ende një vendim, nuk kam zgjedhur asgjë. Ka gjëra të reja dhe nuk dua të gaboj”, – deklaroi ai në fund të ndeshjes mes PSG dhe Lorient, të dielën e kaluar, në Ligue 1. – “Ka elementë të rinj. Po, është e mundur që unë të qëndroj,” – shtoi ai.

Koeficientët që Betfair ofron për të ardhmen e Mbappesë kanë ndryshuar. Real Madridi mbetet destinacioni i tij më i mundshëm, me koeficient 1.57, ndërsa rinovimi i tij me PSG tani ka zbritur në 2.25. Kjo është shumë e habitshme, pasi deri pak orë më parë, qëndrimi i tij në Paris vlerësohej me koeficientin 4.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey