Koeman rikthehet te Kombëtarja e Holandës

Trajneri, Ronald Koeman do të rimarrë drejtimin e Kombëtares së Holandës, shkruan Zeri.info.

Kështu ka bërë të ditur Kombëtarja e Holandës përmes një postimi në “Twitter”.

“Kthim si trajneri ynë nga viti 2023: Ronald Koeman”, ka shkruajtur Kombëtarja.

Koeman do të jetë pasuesi i Louis van Gaalit pasi ditë më parë Van Gaal u diagnostifikua me kancer në prostatë.

Trajneri do t’i kthehet punës së trajnerit, pas dështimit që pati në “Camp Nou” me skuadrën e Barcelonës. /Zeri.info

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey