Koha kur Përparim Rama ishte mbështetës i flaktë i Albin Kurtit

Tha se është apartiak, mirëpo nuk po del të jetë ashtu. Madje, kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, nuk po del të jetë as mbështetës i partisë me të cilën garon.

Përparim Rama, kandidat i LDK-së për kryetar të kryeqytetit po duket të jetë votues e mbështetës i Vetëvendosjes.

Mjafton një hulumtim pak më i hollësishëm i profilit të tij në Facebook, e të shihet se në të kaluarën ai mbështeste hapur Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Në vitin 2014, ai në profilin e tij në Facebook shpërndante një spot të Albin Kurtit ku ai fliste për ardhjen e mërgatës për të votuar në Kosovë.

E veç për ta votuar VV-në, Rama udhëtonte nga Londra në Prishtinë.

Kjo shihet në një përshkrim të një fotoje që ia ka vendosur ish-deputeti i VV-së, Fisnik Ismajli më 2013.

Teksa publikonte fotografi me Përparim Ramën, ai shkruante se ky i fundit ka ardhur nga Londra për të votuar.

“Jeton në Londër. Parmbramë e fitoi çmimin Ëorld Interiors Neës Aëard për dizainimin e Hamam Bar në Prishtinë, mbramë ishte në Hamam Bar, sepse ka ardhë në Prishtinë enkas me votue. Respekt, Përparim Rama”, shkruante Ismaili në Facebook.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey