Koha për ti ndarë “dhentë e dhitë” me maqedonasit

Kjo do të jetë prova e fundit nëse maqedonasit do ta pranojnë realitetin shqiptar, ndryshe do të dalin në pah opsione të reja.

Parlament bikameral, bojkotim dhe mos pagim të taksave, asociacion të komunave shqiptare e deri në kantonizimi apo konfederatë…

Muhamer Pajaziti

Dy partitë e mëdha maqedone vazhdojnë ta realizojnë paktin të fshehtë për ti rezistuar apo ikur kërkesave reale të partive shqiptare për realizimin e të drejtave personale, politike dhe ekonomiko-sociale të shqiptarëve.

Zaev erdhi në pushtet me parimin e tij të famshëm një shoqëri qytetare dhe shtet multietnik, por sa herë kur bëhet fjalë për Shqiptarët, ai bën marrëveshje me Mickovski.

Kjo të kujton tendencën e hershme të maqedonasve për majorizimin e demokracisë apo të shqiptarëve, rrezik që paralajmërohej dy dekada më parë nga politikani i njohur dhe filozofi, Arbën Xhaferri.

Kur Xhaferi i shpjegonte këto teori, shumica dërrmuese e shqiptarëve as nuk e arrinin ta kuptonin fjalorin e tij të pasur dhe terminologjinë politike.

Paralajmërimi i tij ishte se, në shtetet multietnike nuk mund të funksionoj demokracia e shumicës, për faktin se populli shumicë me anë të gishtërinjve do arrinte ta eliminoj ose margjinalizoj një popull që nuk është shumicë brenda atij shteti.

Ai thoshte se, dikush këtë e bënë me anë të tankeve, e dikush tenton me anë të gishtave në Parlament.

E keqja është se shqiptarët me gjithë ato universitete dhe akademi nuk kanë arritur të krijojë lidership apo klasë intelektuale, e cila do të shtronte qartazi kauzën dhe çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Partitë shqiptare kanë ngecur aty ku e la Arbën Xhaferi, kërkojnë barazi dhe demokraci konsensuale, por pa një shpjegim të qartë teorik dhe praktik.

Xhaferi thoshte se në shtetet multietnike duhet të aplikohet demokracia konsensuale, pra shqiptarët të kenë të drejtën e vetos në vendimet e ndryshme në Parlament dhe qeveri.

Në anën tjetër, partitë politike maqedonase kanë ngecur po aty, ato duan të vazhdojnë politikat e majorizimit të shqiptarëve.

Kjo dëshmon se, Tani është koha për një marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Kjo do të jetë prova e fundit nëse maqedonasit do ta pranojnë realitetin shqiptar, ndryshe do të dalin në pah opsione të reja.

Parlament bikameral, bojkotim dhe mos pagim të taksave, asociacion të komunave shqiptare e deri në kantonizimi apo konfederatë…

S’ka më shqiptarët të definohen si popull 20 apo 30 për qind,

S’ka më ligj të cunguar për shqipen, por në gjithë territorin.

S’ka më shqiptarët të paguajnë taska e dora shtetit në vendbanimet e tyre të mos duket askund…

Ndryshe kot na mashtrojnë politikanët shqiptarë e maqedonas me retorika nacionaliste e të bashkim-vëllazërimit para zgjedhjeve….

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey