Kolinda Kitaroviç humb zgjedhjet, ja kush është presidenti i ri i Kroacisë

Socialdemokrati, Zoran Milanoviç do të jetë presidenti i ri i Kroacisë. Në balotazh ai fitoi kundër presidentes konservatore, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor, Milanoviç arriti të marrë afër 53% të votave, kurse Grabar-Kitaroviç pak më shumë se 47% në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën, 5 janar 2020.

Me këtë fitorja e socialdemokratit është më e dukshme, se e parashikonin sondazhet. Që në raundin e parë para dy javësh, Milanoviç kryesonte, megjithëse me një rezultat të ngushtë.

Plani i Grabar-Kitaroviç për marrjen e votave nga përkrahësit e muzikantit ultra të djathtë, Miroslav Skoro nuk pati sukses, shkruan DW. Për Milanoviç kjo është detyra e dytë më e lartë shtetërore.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey