Kolona deri në 500 metra, mërgimtarët presin me orë për të hyrë në Kosovë

Sharing is caring!

Kolonat e automjeteve të bashkatdhetarëve tanë që po vijnë në vendlindje për pushime, përmes pikave kufitare me Serbinë janë shtuar në orët e mbrëmjes së të mërkurës.

Në vendkalimet kufitare me Serbinë, Muçibabë, Dheu i Bardhë dhe Merdare, kolonat e veturave arrijnë deri në 500 metra.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në orën 21:00 pritjet në pikë-kalimin kufitar në Merdare në hyrje zgjasin deri në tri orë, ndërsa në dy pikat tjera kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë më të shkurta, deri në 25 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Republikës së Kosovës nuk ka pritje të gjata as në hyrje as në dalje nga vendi ynë.

Kush është “Niku i Çufos”, nipi i bosit të drogës që iu sekuestrua 700 mijë euro pasuri
Kush është “Niku i Çufos”, nipi i bosit të drogës që iu sekuestrua 700 mijë euro pasuri

The post Kolona deri në 500 metra, mërgimtarët presin me orë për të hyrë në Kosovë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares