Kolonë kilometrike në Bllacë, bie sistemi për evidentim elektronik kufitar

Radhë të gjata makinash presin në pikëkalimin kufitar Bllacë, për të hyrë nga Kosova në Maqedoninë e Veriut.

TV21 nga zyrtarë të këtij pikëkalimi, jozyrtarisht mëson se ka rënë sistemi për evidentim elektronik të njerëzve dhe makinave. Tregojnë po ashtu se evidentimi po bëhet manualisht, andaj kalimi në kufi po zhvillohet më ngadalë.

Ministria për Punë të Brendshme konfirmon, duke thënë për TV21 se ka pasur një ndërprerje të vogël, por se problemi tashmë është tejkaluar dhe është siguruar kalim pa pengesë i udhëtarëve./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey