Koloneli Muhaedin Bela: Shqiptarët diskriminohen në Ministrinë e Mbrojtjes (Video)

Muhaedin Bela, kolonel në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut dhe punonjës i administratës në Ministrinë e Mbrojtjes, ka ngritur padi ndaj ish-ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska dhe dy zyrtarëve të tjerë për diskriminim. Ai thotë se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar sa duhet në strukturat udhëheqëse ushtarake dhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes në përputhje me ligjet dhe se ata përballen me pengesa për sa i përket përparimit në karrierë.

LAJM: Z. Bela, në disa prononcime për media të ndryshime keni thënë që keni ngritur padi për diskriminim etnik, religjioz dhe ne baza tjera ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Për çfarë bëhet fjalë konkretisht, a mund të na sqaroni?

Bela: Bëhet fjalë për atë se ministrja e Mbrojtjes Shekerinska dhe sekretari shtetëror Dragan Nikoliq erdhën në pushtet me moton “Jetë për të gjithë” dhe “S’ka drejtësi, ska qetësi”. Unë si këshilltarët shtetëror vërejta se ata bënë shkelje të rendit kushtetues, të ligjeve në fuqi për Mbrojtje, për Shërbim në ushtri dhe Ligjit për Gjuhët, prandaj ngaqë ua tërhoqa vëmendjen disa herë se disa gjëra janë në kundërshtim me këto ligje ata filluan mobingun ndaj meje. Mund të paramendoni se si oficer i lartë, unë prej 5 vitesh nuk kam notë zyrtare. Më janë privuar mundësitë që të marr pjesë në mbledhjet ku duhet të jem, më janë ndaluar pjesëmarrjet në konferenca ndërkombëtare dhe disa gjëra tjera të imta që mua më vjen turp t’i përmendi këtu. Duke u bazuar në diskriminimin profesional që u bëhej të tjerëve dhe mua dhe pasi në mënyrë profesionale nuk mund ta arrija atë që doja, vendosa të ngris padi për diskriminim profesional, social, kombëtar dhe fetar, që zgjat prej 27 muaj. Katër seanca gjyqësore më janë caktuar, por asnjëra nuk është mbajtur, ndërsa 5 gjykatës më janë ndërruar.

LAJM: A mund të na jepni disa shembuj pasi thoni që keni fakte?

Bela: Po, sigurisht. Është shumë relevante të them se ka 5 padi për diskriminim kundër ministres Shekerinska dhe sekretarit shtetëror dhe të gjithë nga 4 kolonel që janë të shkolluar në shtetet më prestigjioze të NATO-s. Njëri prej atyre që nuk është ushtarak është ish zëvendësministër për mbrojtje dhe tani ndihmës-udhëheqës sektori. D.m.th nga këto 5 padi për diskriminim, dy prej tyre janë për diskriminim kombëtar dhe fetar. Këtë që e them, mund të hyni në faqen e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi të datës 1.12.2021 dhe do të shikoni se ky komision ka konstatuar se ministrja Shekerinska dhe sekretari shtetëror kanë bërë shkelje, diskriminim ndaj një koloneli që ka kryer profesionalisht punën e tij.

LAJM: Kishte zëra se këtë po e bëni për përfitime personale? Si e shpjegoni këtë?

Bela: Për konstatimet e mia, faktet që i kam në padinë time, kanë folur edhe Freedom House. Ka folur Departamenti Amerikan i Shtetit, ka folur Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, ka sjellë vendim Inspektorati Shtetëror i Gjuhëve, ka sjell vendim Avokati i Popullit se ka shkelje në këtë rast. Prandaj, mund ta përmendi edhe parashtresën e Lidhjes Demokratike Boshnjake, ku bëhet fjalë edhe për shkelje ndaj etnike tjera. Çdo ditë më lajmërohen eprorë më të rinj që më thonë se duan të flasin sepse janë të diskriminuar, por nuk kanë guxim. Mund të paramendoni në vitin 2022 njerëzit akoma nuk kanë guxim të flasin dhe të shprehin të drejtën e tyre. Unë vetëm do t’ju përmendi një rast, magjistër që prej 10 vitesh është kaptere, mund të ju përmendi edhe rastin e atij që paditë, 20 vjet ndihmën-udhëheqë sektori. Çka duhet të them më tepër. Para dy javësh më ndaluan që të prononcohem për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat edhe pse jam gjithmonë i jam referuar dokumenteve publike që mund t’i gjeni në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey