Kolumbia mposht Perunë

Kolumbia ka zhvilluar ndeshjen për vend të tretë në Copa America, kundër Perusë.

Kombëtarja kolumbiane triumfoi me rezultat 3-2 pas një ndeshje më fund dramatik.

Takimi nis në të mirë të Perusë, që shënuan të parët me Yoshimar Yotun në min e 45-të.

Në fillim të pjesës së dytë ylli Juan Cuadrado barazoi shifrat në 49’, kurse Luis Diaz 66’ kaloi në epërsi kolumbianët.

Sulmuesi kryesori i Perusë Gianluca Lapadula u përkujdes për ta bërë sfidën më interesante me golin e min 82, duke barazuar gjithçka.

Mirëpo për ta përmbyllur dramën vendosi Luis Diaz i cili në kohën shtesë 94’ e konkretizoi me gol asistimin e Luis Muriel për të arritur fitoren.

Kolumbia u stolis me medaljen e bronztë, ndërsa për të artën dhe të argjendtën përkujdes dy çiftet finalist.

Në finale të këtij edicioni të Copa America janë dy kombëtare më të mëdha latine: Brazili dhe Argjentina.

Finalja mes Argjentinës dhe Brazili zhvillohet me 11 korrik në ora 02:00 në stadiumin madhështor të Rios “Maracana”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey