“Kom dashtë me u bë babë në moshën 20 vjeçare”, Goldi rrëfen detaje nga jeta private

Fejesa e martesa e reperit Gold Ag bëri zhurmë të madhe në mediat rozë.

Pas martesës dyshja dha lajmin e ëmbël, duke treguar se familja e tyre do të shtohet edhe me një anëtar, shkruan Indeksonline.

Në lidhje më këtë, reperi në emisionin “NIN”, ka rrëfyer më shumë për jetën private që nga njohja me Ermirën, deri te prindërimi.

Ai tha se ka qenë i gatshëm të bëhej baba qysh në moshën 20-vjeçare, pasi i do shumë fëmijtë.

“Unë kom pas qejf me pa veten si prind ndoshta në moshën 20-vjeçare. Shumë herët kam pas qejf me u bo bab se unë fëmijët i du shumë. Kështu që në atë moment që ka ardhur martesa, atëherë fëmija ka qenë diçka që mezi e kom prit. Fejesa dhe kurorëzimi kanë ndodhur shumë shpejt dhe kam pasur dëshirë që të bëhem prind sa ma shpejt, me lejen e Zotit dhe Zoti deshti dhe u bonem”, tha ai.

Ai nuk ishte shfaqur më herët në publik me të dashurën, duke lenë çdo gjë të dalë në shesh me kohë.

“Në kohën kur e kam bërë publike është kur kam bërë kurorë dhe nuk e kam mbajtur të fshehur. Lidhja ka ekzistuar edhe ma herët, por nuk kam publikuar foto. Në atë moment që kemi vendosur, atëherë e kemi bërë publike”, shtoi reperi.

Ai rrëfeu edhe njohjen me Ermirën, duke treguar se e kishte njohur më herët, por që kur e kishte parë për herë të parë, e kishte ditur që është fati i tij.

“Ne jemi njohur më herët me Ermirën se ajo është nga Gjilani dhe nëna e ka prej familjes diçka te halla e vet. Kështu unë e kam njohur më herët, por nuk e kam njohur nga afër Por mirë ka dashtë Zoti dhe jemi bo bashkë. Që momentin kur e kam parë, e kam ditur që ajo është fati im”, tha reperi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey