Komisioni Maqedoni-Bullgari pa përparim, “mbeten dallimet e mëdha për tekstet shkollore”

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar për rrjedhën e takimit të Komisionit të përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilët dje dhe sot kanë realizuar diskutimin e trembëdhjetë.

“Diskutimi në masën më të madhe ishte rreth qasjes dhe formës së rekomandimeve të teksteve shkollore. Mbeten ende dallimet e mëdha në qasjen dhe pikëpamjet se si formulohen rekomandime për librat shkollorë të historisë. Nga pala e Maqedonisë së Veriut u propozuan disa ide se si të kapërcehen pikat në librat shkollorë që kanë potencial për të politizuar historinë dhe me këtë të nxisin mosmarrëveshje të reja politike ose të mbajnë gjallë ato aktuale”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ekipi i Maqedonisë së Veriut, në takim ka propozuar ide për kapërcimin e pikave që sipas tyre, “kanë për qëllim të polizojnë historinë” dhe ka insistuar “në respektimin e parimeve dhe rekomandimeve të UNESCO-s, Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tjera relevante ndërkombëtare dhe akademike si mënyra më e përshtatshme për të kapërcyer mosmarrëveshjet historike dhe për të depolitizuar historinë dhe arsimimin historik dhe plotësimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë të nënshkruar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë në vitin 2017”.

Njoftojnë, se meqë diskutimi për librat ishte i gjatë, në takim nuk është hapur fare tema për figurën historike të Goce Dellçevit.

“Për shkak të diskutimit të gjatë dhe shterues të librave shkollorë, tema për përkujtimit të përbashkët të Goce Dellçevit nuk u diskutua fare”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkohë, janë dakorduar që të realizojnë edhe një takim ku do të miratohet raporti i dytë vjetor, që paraqet parakusht për të mbajtur konferencën ndërqeveritare. Takimi i radhës i rregullt i Komisionit do të mbahet më 10 dhe 11 qershor.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey