Komisioni për Sëmundje Infektive sot pritet të miratoj masa të reja kufizuese?!

Komisioni për Sëmundje Infektive sot duhet të mbajë takim, në të cilin do të shqyrtohet gjendja me virusin korona, mbi bazë të të cilit do të marrë vendim nëse do të ketë plotësim të masave kufizuese për mbrojtje nga virusi.

Javën rrjedhëse kompetentët do ta karakterizojnë si kritike lidhur me përhapjen e mëtejshme të virusit në valën e tretë, ku janë regjistruar një numër i madh i të infektuarve dhe të vdekurve. Në vendin tonë tani për tani ka vetëm orë policore duke filluar nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të mengjesit.

Sipas paralajmërimeve imunizimi me 24.000 dozat e vaksinës “AstraZeneka” që përmes mekanizmit Kovaks mbërritën në fundjavë duhet të fillojë nesër me qytetarët e paraqitur mbi 75 vjet. Autoritetet shëndetësore pohojnë se absolutisht nuk ka kundërindikacione për qytetarë nga cilado moshë të vaksinohen me këtë vaksinë dhe porosisin qytetarët t’i respektojnë masat sepse, siç thonë, kjo është një periudhë specifike.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey