Komuna e Gostivarit ndanë nga një mijë euro për familjet e viktimave nga Tetova

Komuna e Gostivarit është komuna e parë që ndihmon financiarisht familjet e viktimave nga tragjedia në Tetovë. Në një séancë të jashtëzakonshme, Këshilli i Komunës së Gostivarit, me propozim të kryetarit Arben Taravari, ka ndarë nga një mijë euro për çdo familje që humbën të dashurit e tyre nga tragjedia në Tetovë.

Kryetari Taravari dhuroi edhe njërën pagë të tij, gjest të cilit i janë bashkangjitur edhe këshilltarët komunal, të cilët dhuruan nga një paushall nga rroga e tyre që pranojnë si këshilltarë.

“Në emrin tim dhe tuaj u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të cilët para dy ditësh humbën më të dashurit e tyre në Tetovë. Propozova që familjet që patën viktima të ndihmohen me nga një mijë euro secila. Poashtu e jap rrogën time një mujore për këto familje. Do ishte mirë ti ndihmonim këto familje pasi jemi komunë fqinje. Besoj se do ta përkrahni këtë propozim dhe pres mbështetjen tuaj për këtë vepër solidariteti”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben taravari para këshillit komunal.

Të dy pikat, edhe ajo e propozuar nga kryetari Taravari dhe ajo e këshilltarëve komunal kaluan me unanimitet votash. Seanca filloi me një minutë heshtje.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey