Komuna e Tetovës do t’i ndihmojë familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit nga zjarri

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, njoftoi se Këshilli komunal në Tetovë ka marrë vendim që të mbuloj shpenzimet për të varrosur viktimat që vdiqën në zjarr e që kanë qenë të infektuar nga Covid-19, si dhe të dëmshpërblejë familjarët që humbën të afërmit e tyre si dhe të mbijetuarit e natës tragjike.

“Këshilli komunal i Tetovës ka sjell edhe dy vendime shtesë. Njëri vendim është për mbulimin e plotë të harxhimeve të varrimit për pjesën Covid. Keni parasysh se është pjesë e harxhimeve të cilat janë më të larta dhe për ato Këshilli i komunës ka ndarë mjete. Pjesën tjetër të obligimit ka marrë edhe Myftinia e Tetovës. Po ashtu Këshilli komunal i Tetovës ka marrë vendim për një ndihmë në vlerë prej 60 mijë denarë për familjet e të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit dhe për të gjithë të mbijetuarit nga kjo tragjedi”, tha Arifi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey