Konferenca e fundit, Thaçi: Urgjent të formohet qeveria!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në konferencën e fundvitit para gazetarëve ka thënë se vendi ka shënuar progres në vitin 2019-të, por shqetësimi i tij ishin zvarritjet në formimin e qeverisë.

Thaçi bëri thirrje për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve në Kosovën që rrezikon të hyjë në krizë. “Dua të theksoj se 2019-a ka qenë vit i një progresi të mirë në të gjitha rrafshet, reforma, zhvillim ekonomik, afrim të të gjitha komuniteteve. Formimi i ushtrisë dhe marrja e përgjegjësisë nga shteti është për t’u vlerësuar e po ashtu edhe organizimi i mirë i zgjedhjeve, por tani mbetet që të shohim në javën e ardhshme implementimin e vullnetit të qytetarëve nga partitë”, ka thënë presidenti.

Sipas tij, është meritë e të gjithë spektrit politik organizimi i zgjedhjeve, dhe partitë duhet të lëvizin sipas vullnetit të qytetarëve.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey