Konferenca e Kryetarëve/Bardhi: Depozituam dy kërkesa për komisione hetimore, mazhoranca nuk e dha…

Në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Gazment Bardhi tha se mazhoranca nuk e dha konsensusin për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Opozita kërkoi ngritjen e Komisioneve Hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe për trajtimin e të dhënave personale, por sipas Bardhit mazhoranca nxori justifikime që “janë fyerje për çdo mendjen […]

shtator 29, 2023 - 14:10
 0  10
Konferenca e Kryetarëve/Bardhi: Depozituam dy kërkesa për komisione hetimore, mazhoranca nuk e dha…

Në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Gazment Bardhi tha se mazhoranca nuk e dha konsensusin për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Opozita kërkoi ngritjen e Komisioneve Hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe për trajtimin e të dhënave personale, por sipas Bardhit mazhoranca nxori justifikime që “janë fyerje për çdo mendjen normale njerëzore”.

Mazhoranca nuk dha konsensusin për ngritjen e komisioneve hetimore. Justifikim për të fshehur një vullnet politik të mazhorancës, janë fyerje për çdo mendjen normale njerëzore.

Argumenti i parë ishte se kërkonim të hetonim 4 kontrata dhe e konsideronin shumë të gjerë, ndaj nuk e hetonin dot.

Të katërt kontrata lidhjen me një çështje të vetme për ofrimin e shërbimit të qytetarëve, Sa kohë që katër kontrata janë miratuar nga qeveria për 450 mln euro kërkuam  të verifikohet se si janë lidhur dhe se si po zbatohen. Të dhënat nga KLSH kanë treguar se kemi të bëjmë me kontratat abuzive dhe pagesa e shërbime që qytetarët nuk i përfitojnë.

Për të dhënat e sistemit TIMS, që shqetësimi ka ardhur nga ambasada e SHBA. Rama e mazhoranca s’ka interes të hetohet vjedhja e të dhënave në sistemin TIMS. Kam bërë të qartë në mbledhjen e Konferencës se kjo vendimmarrja është e papranueshme, cënon të drejtat e opozitës, është vendimmarrja e papranueshme për opozitën”, ka thënë Bardhi./Opinion.al