Konferenca përgatitore për gjykimin e Salih Mustafa mbahet në këtë datë

Konferenca pritet të filloj në orën 09:30

Më 9 qershor do të mbahet konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Salih Mustafës, njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës.

Konferencë lidhur me rastin pritet të ketë edhe më 10 dhe 11 qershor.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.

Më 28 shtator, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

Aktakuza e ngarkon Mustafën me “përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey