Konfirmohet se sa kosovarë janë infektuar me COVID-19 deri më tani

Rënia e rasteve me COVID-19, infektologu Tolaj: Rreth 70% e qytetarëve e kanë kaluar virusin, të hapet vendi. Ka më shumë se një muaj që në Kosovë ka filluar të bie numri i rasteve pozitive me COVID-19.

Vetëm nga 19 maji deri më 28 maj në total janë bërë 25 mijë e 591 teste, ndërsa pozitivë kanë rezultuar 328 raste.

Brenda ditës numri i testimeve ka kapur shifrën mbi 4 mijë, ndërsa vetëm 62 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

IKSHPK-ja është qendra kryesore e testimit për Covid-19, por interesimi për testim këtu ka rënë dukshëm në kohën e fundit. Derisa, puna për testim fillon në mëngjes, gjatë ditës me orë të tëra këtu nuk shihet asnjë qytetar për t’u testuar. Tani më një rekomandim i mjekut nuk është i domosdoshëm për t’u testuar, pasi ky proces mund të kryhet edhe pa një udhëzim mjekësor, shkruan lajmi.net.

Në mesin e atyre të pakët që kanë ardhur për të bërë testim, ka raste kur këtë test e bëjnë se rruga iu bie kah IKSHPK-ja

Numri i testimeve ka rënë edhe nëpër laboratoret private. Ndërsa, ata të cilët kryejnë testime në këto laboratore, këtë kryesisht e bëjnë për arsye udhëtimi.

“Përafërsisht këtë javë diku, po e marrim një mesatare, kemi pas diku rreth 100 testime, gjatë javës së fundit. Ndoshta për raste pozitive mund të them që ka qenë vetëm një rast apo dy…Shumica e të testuarve, sidomos gjatë kohës së fundit, janë udhëtarë d.m.th. kërkojnë të testohen pasi për shkaqe udhëtimi e kanë obligueshme me pas testit…Me krahasu me muajin shkurt dhe mars, trendi i testimeve ka rënë dukshëm, po ashtu edhe numri i rasteve pozitive”, ka treguar për lajmi.net Altina Zeka – Haxhijaha nga laboratori “ProLab”.

Dallimi i numrit të testimeve dhe rasteve pozitive në periudha të caktuar kohore është vërejtur edhe në laboratorin tjetër privat. Në ditët e fundit këtu numri i testimeve ditore ka shkuar në qindra, ndërsa pozitiv ka rezultuar vetëm një rast.

“Mund të themi se prej kure kemi fillu ne si laborator me testimin e pacientëve, në fillim normalisht që ka qenë numër më i lartë i të infektuarve, që kanë rezultuar pozitivë. Po të bëjmë një krahasim, në muajin nëntor kemi pas diku 200 testime brenda ditës dhe pozitivë mesatarisht kanë rezultuar 50 persona. Mirëpo, me kalimin e kohës, kohëve të fundit ka rënë numri. Nëse bëjmë krahasim, në muajin shkurt numri i rasteve pozitive ka qenë 7, ndërsa testime te njëjta, 150 – 200 testime. Në muajin maj, deri tash kemi vetëm një pozitiv, ndërsa brenda ditës janë kryer 100-150 testime”, ka bërë të ditur për lajmi.net mjekja, Merita Raci nga laboratori “Avicena”.

Rënia e numrit të rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovës, po konsiderohet se po ndodhë për shkak se ka përfunduar vala e tretë e pandemisë dhe se rreth 70% e qytetarëve e kanë kaluar këtë virus.

“Kjo është shenjë që vala e tretë tashmë ka përfunduar. Me valën e tretë një pjesë e madhe e popullatës së Kosovës duket që e ka kaluar infeksionin, qoftë në mënyrë klinikisht të dukshme apo edhe në mënyrë të padukshme. Kur flas një pjesë e madhe e popullatës, e mendoj përqindjen mbi 60 apo edhe 70%. Kjo përqindje e njerëzve të cilët në ndonjë mënyrë kanë rënë në kontakt me virusin, i cili pas vetës ka lënë një imunitet te shkalës të caktuar, imunitet që nuk do të thotë që mund të dokumentohet vetëm me teste serologjike, meqenëse komponentët e sistemit imun janë të ndryshëm dhe nëse nuk funksionin njëra komponentë, funksionon tjetra. Ky imunitet i përgjithshëm ka krijuar imunitetin kolektiv, i cili është mbrojtës për mbarë popullatës”, ka thënë infektologu Ilir Tolaj për lajmi.net.

Tolaj konsideron se pandemia në Kosovë në të ardhmen nuk do të sjellë ndonjë të papritur, pasi nuk do të ketë rritje enorme të rasteve pozitive.

Duke pas parasysh situatën aktuale me pandeminë, ai thekson se vendi është i gatshëm që hapët plotësisht.

04:20 Kosova është plotësisht e përgatitur që të hapet plotësisht. Autoritetet shëndetësore duhet me përcjell situatën…Duhet që autoritetet t’i heqin kufizimet, në kuptim e mbajtjes së maskave në ambientin e hapur, nuk është e nevojshme një gjë e tillë meqenëse është vërtetuar që infeksionet e ambientet e hapur janë vështirë të mundshme. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe për lokalet hotelerike në ambientin e hapur, ndërsa për ato të mbyllura, duke u bazuar në situatën e tashme, nëse ekziston një ventilim adekuat dhe nëse ekziston hapësira adekuate, atëherë është e mundur të lejohen edhe tubime, manifestime e ahengje edhe me numër më të madhe sesa numri i kufizuar deri tash, ka shtuar ai.

Në lidhje me procesin e vaksinimit, Tolaj thotë se deri tash ishte dashtë që numri i të vaksinuarve të shkonte mbi 500 mijë dhe se duhet të përshpejtohet ky proces.

E, në anën tjetër, në koosvë ka filluar të bëhet edhe një test tjetër i cili pasqyron qartë efikasitetin e vaksinës anti-Covid.

“Analizën të cilën e punojmë dhe e cila kohët e fundit kërkohet shumë, është analiza e antitrupave ndaj vaksinës apo spyproteine. Pacientët të cilët janë të vaksinuar ose kanë marrë dozën e parë të vaksinës, pas javës së dytë vijnë dhe testohen dhe rritet titri i antitrupave. Pikërisht është vetëm kjo metodë, e cila detekton antitrupat ndaj vaksinës… Dikun rezultati pas javës së dytë ose të tretë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, 90% e pacientëve që kanë ardh kanë fitu numër të madh të antitrupave”, ka shtuar mjekja Raci.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey